Në pamjen e saj, nuk ka asgjë që të bën të dyshosh.
Duket në fakt mëse e vërtetë, e kjo është dhe arsyeja përse futbollistë, miliarderë, tenistë të njohur e bombardonin me mesazhe, pa e ditur se Emily Pellegrini është krijim i Inteligjencës Artificiale. Në realitet, modelja dhe influencuesja e bukur me një trup perfekt, nuk ekziston.
Prej katër muajsh, bukuroshaj virtuale qe kthyer në një minë me sahat, që vetëm shtonte viktimat në Instagram. “Si është e mundur që një grua kaq e bukur të mos ketë të dashur?” pyeste një futbollist i famshëm gjerman, emri i të cilit nuk bëhet publik.
“Nuk e di”, përgjigjej me të qeshur në rrjetin social modelja e rreme. Ai vazhdonte të këmbëngulte për një takim mes tyre, dhe e kërkonte ta dinte sesi mund ta gjente në WhatsApp. Krijuesi i Emily Pellegrinit rrëfeu se njerëz të famshëm kishin kontaktuar privatisht 21-vjeçaren që gjoja jetonte në Itali për t`i kërkuar takim, krejtësisht të bindur se ajo ishte e vërtete. Në listë figuron edhe një mik i Cristiano Ronaldos.
“Pyeta ChatGPT se cila është pak a shumë vajza e ëndrrave që një djali të zakonshëm dhe m`u përgjigj se ajo duhet të ketë flokë kafe dhe këmbë të gjata. Qëllimi ishte të dukej sa më tërheqëse dhe sa më e vërtetë që ishte e mundur. Misioni u krye me sukses”, ka qenë rrëfimi për Daily Mail. Ky është padyshim një nga treguesit më të fundit të faktit se teknologjia është duke avancuar aq shumë, deri në pikën sa njerëzit të mos dallojnë dot më se çfarë është e vërtetë, dhe çfarë jo.
Top Channel