Për herë të parë që prej BREXIT-it, në Kosovë vjen për vizitë një zyrtar i lartë britanik.
Të mërkurën në mbrëmje Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Lordi David Cameron takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Jam këtu të ri përsëris që ne ju mbështesim, të ju ndihmojmë me sigurinë, me zhvillimin ekonomik, me qeverisjen dhe të gjitha problemet me të cilat po ballafaqoheni, jemi këtu për gjatë. Kemi qenë gjithmonë mbështetës. Jemi këtu të dëgjojmë për atë se çka po ndodhë në rajon dhe disa problemet me fqinjët që e di se janë të vështira”, u shpreh Cameron.
Cameron u falënderua nga Kurti për ndihmën në aspektin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne nuk harrojmë kurrë ndihmën që kemi marrë nga Mbretëria e Bashkuar, qoftë bilaterale ose përmes NATO-s, jo vetëm për sigurinë dhe mbrojtjen por edhe për demokratizimin e sundimin e ligjit, pluralizmin politik, të drejtat e njeriut dhe për kulturën dhe ekonominë”, u shpreh Kurti.
Në vizitën e tij të parë për vitin 2024 jashtë shtetit të tij, Lord Cameron iu drejtua mediave pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ai u shpreh se mbështetja në aspektin e sigurisë për Kosovën dëshmohet me shtimin e trupave të KFOR-it.
“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për tu njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran. Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për tu njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meriton”, u shpreh Cameron.
Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë të enjten takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, do të takojë edhe trupat e KFOR-it.
Top Channel