Elvis Presley do të rikthehet në jetë, edhe pse vetëm virtualisht!
Në dëshminë më të fundit të fuqisë së Inteligjencës Artificiale, njerëzit do të arrijnë të shijojnë sërish përformancën e këngëtarit legjendar si pjesë e një eksperience të re gjithëpërfshirëse koncertesh. E ashtëquajtura Elvis Evolution do të përdorë AI-në për të shfaqur projeksione holografike të yllit, të krijuara nga mijëra foto të tij personale dhe pamje filmike të realizuara në shtëpi, thotë BBC.
Show i rrallë pritet të ngrejë siparin në Londër në muajin nëntor përpara se të zhvendoset në Las Vegas, Berlin dhe Tokio, duke ecur kështu në hapat e suksesit të Abba Voyage, një koncert virtual me avatarë të grupit të famshëm suedez të popit. Të drejtat globale për Elvis Evolution janë siguruar nga kompania britanike Layered Reality. Drejtues të saj premtuan një “përvojë të paharrueshme koncertesh mahnitëse” ku një Elvis dixhital me përmasa reale “do të performojë momente ikonike të historisë muzikore në një skenë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë”.
Ky show, sqaroi themeluesi dhe CEO i Layered Reality, Andrew McGuinness, do të jetë një homazh i gjeneratës së ardhshme për legjendën e muzikës dhe do t’i lejojë njerëzit “të hyjnë në botën e Elvis Presleyt dhe ta venë veten në vendin e tij. Presley, që po të ishte ende gjallë në 8 janar do të kishte kremtuar 89 vjetorin, vdiq në vitin 1977 në moshën vetëm 42-vjeçare.
Top Channel