Shtetase italiane e cila mbeti e plagosur, pasi pak pas mesnatës së Vitit të Ri pasi u qëllua me plumb qorr ka dhënë dëshmi për mediat italiane.
51-vjeçarja Agata Karbonara ka treguar se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ecur me bashkëshortin e saj në bulevardin “Zogu 1”. Sipas saj plumbi ka kaluar përmes një peme dhe më pas ka goditur atë.
Familjarët e italianes kanë kërkuar që të bëhet transferimi i saj në Itali ku mund të marr trajtim të specializuar. Një reagim ka pasur dhe nga avokati i saj për mundësinë e transferimit të saj.
“Klientja ime është e vetëdijshme. Sipas mjekëve, jeta e saj është jashtë rrezikut. Kërkojmë ndërhyrje nga institucionet vendase, për shembull rajoni i Pulias, për të lejuar transferimi i gruas me ambulancë ose avion”, është shprehur avokati Leonardo Candeloro për mediat italiane.
Top Channel