Nis restaurimi i Kalasë panoramike të Pogradecit! Rama: Vendbanimi i shek V-IV para Krishtit, shumë shpejt në një destinacion të së ardhmes

03/01/2024 08:39

Nisin punimet për restaurimin e Kalasë panoramike të Pogradecit.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton se vendbanimi i shek V-IV para Krishtit shumë shpejt do të kthehet në një destinacion të së ardhmes.

Mirëmëngjes dhe me punën që ka nisur për të rilindur Kalanë panoramike të Pogradecit, e cila daton si vendbanim që në shek V-IV para Krishtit, e që shumë shpejt do të duket si një destinacion i së ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA