Nga malet e thepisura te ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta dhe tradita që të ngroh shpirtin! Shqipëria turistike, gati për t’u zbuluar
03/01/2024 11:48
Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës.
Nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i trojeve tona dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin, vendi ynë është gati për turistët shqiptarë e të huaj që kanë dëshirë të ekplorojnë bukuritë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me pamje nga bukuritë e vendit tonë të lënë pafrymë.
“Në vitin që lamë pas 10 milion njerëz zbuluan thesarin tonë të fshehur. Tani në vitin 2024, magjia vazhdon”- thuhet në mesazhin krahas videos.
Top Channel