Me dallgët që arrinin dhjetëra metra, një anije u përball me një stuhi në Antarktidë.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, duket anija luksoze përballë stuhisë së egër.

Erërat me shpejtësi deri në 115 milje në orë shkaktuan dallgë deri në 30 metra, duke përplasur mjetin Atlas World Voyager, që po kalonte në Passage Drake, vendi në të cilin oqeanet Atlantik dhe Paqësor bashkohen midis Amerikës së Jugut dhe Antarktidës.

Në video duket se si kuverta e anijes ngrihet lart dhe tavolina, karriget e shezlongë u shkatërruan.

Megjithatë, fatmirësisht, ekuipazhi arriti të lundronte me mjeshtëri dhe arritën në destinacion, në Ushuaia në jug të Argjentinës.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA