foto ilustruese

Një automjet tip “Mercedes” ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Levan, në fshatin Mbrostar.

Drejtuesi i mjetit, A. M., sapo ka parë tymin, ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve për disa minuta janë krijuar radhë të gjata trafiku në njërën anë të autostradës Fier-Levan.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA