Një 73-vjeçar në Tiranë është plagosur me armë zjarri. 

Sipas policisë, i moshuari Q. E., nga fshati Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50 të ditës së sotme.

73-vjeçari për momentin ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 03.01.2024, rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA