Greqi/ Analizat e ujërave të zeza nxjerrin në pah faktin tronditës! 120 mijë banorë të Athinës, përdorues të rregullt të kokainës

03/01/2024 09:54

Analizat mbi ngarkesën virale dhe përhapjen e Covid-19 që insituti i epidimiologjisë po kryen në ujërat e zeza të Athinës, kanë nxjerrë në pah numrin e lartë të përdoruesve të kokainës në kryeqytetin e vendit.

Sipas profesor doktor Nikos Thomaidhis, shef i sektorit te analizave në insitutin Grek të epidimiologjisë më shumë se 120.000 banorë të kryeqytetit të vendit Athinë, janë përdorues të rregullt të kokainës, një shifër alaramante, por që sipas tij është nën mesataren europiane.

Thomaidhis theksoi se shifra e përdoruesve të kësaj droge mund të jetë edhe më e madhe pasi një pjesë e mirë e zonave rezidenciale të kryeqytetit nuk janë të lidhura me rrjetin qëndror të kanalizimeve.

Numri i përdoruesve të drogave në vend është rritr ndjeshëm edhe për shkak të uljes së çmimit të kokainës në treg dhe lehtësisë që ajo hyn në vend. Ai kërkoi marrjen e masave urgjente pasi trendi i përdorimit të kokainës është në rritje.

Sipas tij, shifrat janë bërë shqetësuese që prej fillimit të pandemisë Covid në 2020 vit kur u shënua rritje drastike e përdoruesve të kokainës në vend duke u trefishuar në krahasim me para pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA