Mediat greke vijojnë të ngulmojnë se zgjidhja për kryetarin e Bashkisë Himarë duhet të vijë nga kryeministri Edi Rama.
Shkojnë edhe më tej duke aluduar emra të mundshëm se kush mund të jetë kujdestari kësaj bashkie deri në vendimin e formës së prerë për Fredi Belerin.
Madje prodhojnë lajme të tilla, më i fundit ai në gazetën Kathimerini, për takime intensive të kryeministrit shqiptar në gjetjen konsensuale me Greqinë të pasardhësit të Jorgo Goros, kryetar bashkie në detyrë.
Sipas kësaj gazete, ish-deputeti Vangjel Tavo është një kandidaturë potenciale. Kathimerini shkuan se “mes Edi Ramës dhe zotit Tavo ka pasur edhe një takim.
Në artikull shkohet edhe më tej duke u theksuar se “Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes dy burrave ishin acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së”.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për këtë pretendim të kësaj gazete komunikoi me Vangjel Tavon, i cili dha këtë përgjigje:
“Nuk kam asnjë informacion. E kam parë si lajm para ca ditësh nga po e njëjta gazetë dhe e shikoj përsëri sot. Faleminderit”.
Loja me emra potencial për Bashkinë Himarë pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në momentin kur Tirana dhe Athina do të bien dakord për një kandidaturë dypalëshe të pranueshme.
Top Channel