23/11 17:52
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Papa Françeskut që mban në dorë një plis me shqiponjën dykrenare.
“Fotoja e ditës”, shkruan kryeministri në “Facebook”, ndërkohë që nuk dihet origjina e fotos dhe si arriti ky simbol ynë në duart e tij.
Ndërkohë, pak muaj më parë, Papa iu drejtua të rinjve shqiptarë me një thirrje e përzemërt për ata që punojnë për atdheun e tyre, “pasi atdheu ka nevojë për ta”.
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, tha Papa në video.
Top Channel