Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës! Një tjetër i proceduar

03/01/2024 10:02
Foto ilustruese

Një person është arrestuar në fshatin Stajkë, të Vaut të Dejës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga shtetasin A. Sh., 46 vjeç.

Po ashtu, specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA