Shfuqizimi i arrestit në shtëpi! Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha ankimojnë masën e sigurisë

03/01/2024 14:45

Njëri nga avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi tha për Top Channel se ka ankimuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka ndaj Sali Berishës.

Ankimimi i dorëzuar në Apel, kërkon shfuqizimin e vendimit që nga detyrim paraqitje, dërgoi në datë 30 dhjetor 2023, nën arrest shtëpiak ish-funksionarin, e dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Avokati Mëngjesi i tha Top Channel se mbrojtja argumenton në dy pika kryesore, së pari për të rrëzuar vendimin e gjyqtares antikorrupsion nuk ekzistojnë kushtet për ta rënduar këtë masë, dhe së dyti se gjyqtarja Irena Gjoka gjendet në konflikt interesi, e për këtë shkak duhet shfuqizuar vendimi i saj.

Sipas mbrojtjes gjyqtarja Gjoka është larguar nga detyra në 1996-ën nga ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha, ndërkohë që KLGJ këmbëngul se gjyqtarja u rikthye në detyrë nga e njëjta KLD, në gusht të 1996.

SPAK kërkoi gjatë dhjetorit arrest shtëpiak ndaj Berishës, mbasi nuk u paraqit në tre raste para oficeres së policisë gjyqësore, ashtu sikurse kishte urdhëruar Gjykata Antikorrupsion.

Ky refuzim i ish-kryeministrit u konsiderua nga SPAK si mosbindje ndaj gjykatës dhe për këtë arsye ju drejtua Këshillit të Mandateve. Vendimi i gjykatës u ekzekutua nga Policia e Shtetit, e cila e mbikëqyr periodikisht, ndërsa ish-kryeministri ka detyrimin të mos komunikojë me askënd veç familjes.

Top Channel