Mirë se erdhe në 1 janar! E dimë, është e pabesueshme, por ja ku jemi, në 2024-ën, duke procesuar dramat e 2019-ës!
Nga kultura dhe tradita të ndryshme vijnë supersticione të ndryshme, të cilat ti me shumë gjasa i ke ndjekur për mbrëmjen e Vitit të Ri. Nëse i ke respektuar traditat, sipas besëtytnive, do të të ndodhin këto gjëra pozitive:
Nëse ke veshur mbathje të kuqe – Gjithë vitin do të kesh sukses dhe fat në dashuri, sipas traditës italiane. Për më tepër, ditët e tua do të jenë të mbushura me pasion dhe epsh.
Nëse ke ngrënë mish derri – Kjo traditë gjermane sjell fat dhe të bën të ecësh përpara, pa i kthyer sytë nga e shkuara.
Ke dhënë një puthje në mesnatë – Tradita është e famshme në SHBA dhe përkon me puthjen (me konsensus) në buzë, për të forcuar fatin në lidhjet romantike.
Ke ngrënë 12 kokrra rrushi – Kjo traditë është popullore në Spanjë dhe siç e do zakoni, në orën 23:59 duhet të ulesh poshtë tavolinës dhe të konsumosh 12 kokrra rrushi për 12 ditët e muajit. Kjo bëhet për t’i hapur derën mirësisë dhe begatisë, duke larguar “shpirtrat e këqinj”.
Ke ecur me valixhe bosh nëpër shtëpi – Në Amerikën Latine, në orën 00:00 dëgjohen shumë zhurma rrotash valixheje, sidomos nga njerëz që vdesin të udhëtojnë. Pra, siç e kuptove, nëse e ke bërë këtë traditë, në vitin 2024 do të vizitosh shumë vende.
Ke hapur një shegë – Shega është simboli i begatisë dhe fertilitetit. Në kulturën greke, hapja e një shege sjell bekime të shumta.
Ke hapur dritaren – Kjo do të thotë se i ke hapur derën surprizave të vitit të ri dhe ke nxjerrë jashtë të keqen, energjinë negative dhe pasigurinë.
Ke veshur një rrobë me pika – Kjo traditë filipineze sjell shumë para, ndaj me thënë të drejtën, këtë duhet ta kesh/kishe bërë patjetër.
Ndërsa për ju që s’i keni bërë këto tradita, s’di ç’të them. Mend për herën tjetër./ TAR
Top Channel