Nisur nga eksperienca e viteve të mëparshme, në natën e ndërrimit të viteve shënohen shumë incidente.
“Nata e ndërrimit të viteve ka shumë ngarkesë. Ne jemi gjithë kohën alert Nuk pushojnë telefonatat. Ka raste helmimesh, të dehur, aksidente“, tregon mjekja e urgjencës Fabiola Karaj.
Kjo është hera e dytë që doktoreshë Fabiola punon në natën e ndërrimit të viteve. Dëshira dhe pasioni për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve nuk prevalon përtej dëshirës për të qenë bashkë me familjarët e saj në momentin e ndërrimit të viteve, edhe pse këtë vit ka një arsye.
“Këtë vit më është rikthyer vëllai nga emigracioni e do të doja të isha me ta por do të gjej një moment tjetër për të festuar”, thotë Karaj.
Përveç ngarkesës nga aksidentet apo traumat e shumta, dëshirës për të qenë sa më shpejt në vendngjarje, puna bëhet edhe më vështirë në këto ditë festash është rënduar trafiku pasi pothuajse të gjithë kanë ardhur të festojnë në Tiranë.
Qendra Kombëtare e Urgjencave ka shtuar ekipet ndërkohë që të gjithë spitalet janë në gatishmëri.
Thirrja e mjekëve në këto ditë festash është: Mos drejtoni automjetin nën efektin e pijeve apo substancave narkotike.
Top Channel