Zbardhen përgjimet që fundosën ish-ministrin/ Beqaj përdorte telefonin e shoferit: Kush e menaxhonte restorantin e fshehtë

30/12/2023 13:46

Në dosjen e SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzime me tenderat e SASPAC, janë zbardhur përgjime të cilat e implikojnë ish-ministrin.

Ish ministri Beqaj ka komunikuar sipas SPAK me shtetasin Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR. Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani.

Në dosje, janë publikuar bisedat që Beqaj ka bërë me Kurtulajn për restorantin Gzona. Dyshohet se ai menaxhonte restorantin i cili ishte pronë e fshehur e Beqajt i cili prej 2021 mbante detyrën e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

SPAK thotë se ‘gjatë hetimeve kanë rezultuar se Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku Ilir Beqaj i kërkon Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X. Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm.”

Nisur nga kjo bisedë, thotë SPAK, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por në ketë bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore.

Pjesë nga biseda:

A (Ermali)

B (Beqaj):

A: Urdhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Më ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un këtë.

B: Po mirë po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vëlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mirë okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendësi dëgjo.

A: Po pra po

B: I thuaj nëqoftëse mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, në qoftëse mundet.

A: Mirë, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalën prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjetri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë në darkë.

A: Ne 4?

B: Po

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA