
Për pjesën me të madhe ishin momentet e tyre të fundit të jetës e për të tjerë, fillimi i vuajtjeve në burgjet komuniste.
Imazhet e mbi 150 personave përpara trupave gjykuese të regjimit, të fiksuara nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, u shfaqen përmes një ekspozite në Fototeken Kombëtare Marubi.
Këndi i shkrepjes se fotove është i njëjti, i përcaktuar nga direktivat e regjimit.
Në ndryshim nga fotot e tjera të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e cila gjatë regjimit ishte institucioni i vetëm informativ për popullin, ku personazhet pozonin përpara fotografeve, imazhet e gjyqit, janë reagimet natyrale të qytetarëve të thjeshtë, shkrimtareve, intelektualeve e priftërinjve përpara se të njihnin fatin e tyre.
Kjo ekspozite do të qëndrojë e hapur deri në muajin Mars.
Top Channel