Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zgjedhur të reagojë për arrestin e Sali Berishës përmes një shprehje të John F. Kennedy.
“John F. Kennedy përsëriste shpesh se ‘Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gënjeshtra…por miti” Miti se qeveria socialiste është e pastër teksa ish-ministrat janë nën akuzë për korrupsion nuk tingëllon aspak e vërtetë.
Llogaridhënia nuk është selektive! Ministrat e korruptuar reflektojnë sistemin. Kur ato akuzohen për korrupsion janë dëshmitarë të sistemit. Një qeveri që s’ka gisht në “përgjegjësinë personale” nuk justifikohet, ajo parandalon, mbikëqyr dhe lufton korrupsionin!“- ishte reagimi i Tabakut.
John F. Kennedy përsëriste shpesh se ‘Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gënjeshtra…por miti” Miti se qeveria socialiste është e pastër teksa ish-ministrat janë nën akuzë për korrupsion nuk tingëllon aspak e vërtetë.
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) December 30, 2023
Top Channel