Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është deklaruar për mediat pasi GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për dhënien e masës arrest shtëpie.
Gjokutaj tha se përveç vendimit, është i paligjshëm ndalimi i komunikimit me persona të tjerë jashtë familjes.
“Ajo që është shqetësuese, ky vendim shoqërohet për ndalimin e komunikim. Për një deputet që e ka liri kushtetuese lirinë e shprehjes. Pritej se kjo gjykatë ka bërë shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë, ndalim komunikimi veç personave me familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e hetimit sipas ligjit. Nuk e dimë sesi do procedohet. Asnjëherë arresti shtëpiak nuk shoqërohet me mbikëqyrje policor. Kopja kërkesës së përjashtimit që ia dhamë…”-tha avokati i Berishës, i cili u largua i buzëqeshur.
Top Channel