
“Mos bëj skema, u bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, Paloka përplaset me gazetarët gjatë protestës së opozitës
16/05 22:23
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi e ka cilësuar të paligjshëm arrestin shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një deklaratë për media, Boçi tha se se qeveria kërkon të mposhtë opozitën me arrestimin e Berishës.
“Sot Edi Rama me akt urrejtje urdhëroi mercenarët e tij që të vendosin Sali Berisha në arrest shtëpie Me këto masa mafioze antikushtetuese, Rama mendon se do realizojë ëndrrën e tij vendin pa opozitë.
PD denoncon këto akte antikushtetuese dhe deklaron se në asnjë masë Sali Berisha dhe opozita nuk mund të mposhtet. PD i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd”-tha Boçi në deklaratë për mediat.
Top Channel