Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën tradicionale të fundvitit, në të cilën numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023.
Sipas tij një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike, etj.
Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve.
“Për hir të vërtetës, në këtë konferencë unë mund të them me plot gojën se ndjehem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm, si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë pa diskutim viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duhet pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara dhe jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim e në radhë të parë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë të familjeve shqiptare.
Viti më i mirë në aspektin e sigurisë. Viti më i mirë në aspektin e shërbimeve publike të investimeve publike e të investimeve të huaja, të drejtpërdrejta. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikimi të bërë qoftë nga qeveria shqiptare, qoftë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ne besojmë se shifra përfundimtar do të jetë afër 4%. 3.7% apo 3.8%.
Të ardhurat kanë qenë më të larta se asnjë vit më parë dhe me një rritje të ndjeshme mbi ato të parashikuara. Në 9 mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliard euro të hyra, që është një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. E këtu dua të bëj një parantezë për të gjithë ata që gabimisht e shohin rritjen e numrit të turistëve të palidhur me ekonominë e tyre dhe rëndom komentojnë se nuk na duhen turistët, na duhet ekonomia. Në fakt, turistët janë një nga kanalet më të rëndësishme të rritjes e të zhvillimit ekonomik dhe turizmi konsiderohet pjesë e të gjithë zërave të eksportit”, deklaroi Rama.
Top Channel