Hetimi/ Makina dyshohet si mjet i përfituar nga korrupsioni, Beqaj shkonte me të në SPAK, policia i vuri gjobë për parkim të gabuar

30/12/2023 15:22

Detaje nga dosja hetimore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për deklarim të rremë pasurie, kanë zbuluar se makina me të cilën zyrtari qarkullonte ishte në fakt në në hetim nga SPAK si mjet i përfituar nga korrupsioni dhe i deklaruar në mënyrë të rreme në emër të shtetasit Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt në SASPAC.

Prokuroria e Posaçme në faktet që i ka paraqitur Gjykatës për të lejuar kontrollin e banesave, zyrave dhe makinave personale të shtetasve të përfshirë në hetim zbulon se shoferi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Dani lëvizte më këtë makinë për të dërguar Beqajn në destinacionet e nevojshme.

Një nga këto destinacione ishte dhe SPAK ku Beqaj e kishte të nevojshme të paraqitej dy herë në javë në kuadër të çështjes së Sterilizimit.

Dosja hetimore tregon se në një nga rastet parkimi I gabuar I shoferit Arben Danit ka bërë që të gjobitej në 12 dhjetor nga policia përpara godinës së SPAK. Kjo sipas prokurorisë dhe veprime të tjera të dyshimta e bëjnë Beqajn “de facto” pronar të kësaj makine.

Sipas SPAK rezulton se Beqaj e përdoret mjetin me targa AA868YP si brenda dhe jashtë vendit. Mjeti rezulton i blerë në 2019-ën, kur Beqaj ishte deputet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA