Hetimet për ish-ministrin Beqaj, reagon Rama: Akuzohet për shpërdorim detyre, se kush është hajdut…

30/12/2023 13:34

Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama foli edhe për hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa theksoi se kush është hajdut e vendos gjykata.

Ai theksoi se Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre e për këtë po hetohet. Ndër të tjera shtoi se hetimet do ta përcaktojnë nëse ai është fajtor apo jo.

“Se kush është hajdut nuk e përcakton as ti, as unë. Se kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë, e përcakton vendimi i formës së prerë i një gjykate, dakord? Dhe nuk dua të hyj fare në komente të rastit, por për aq sa jam unë i informuar, deri tani akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion.

Edhe njëherë, se është fjalë e madhe fjala hajdut, shumë fjalë e madhe dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dike si hajdut është abuzim. Këtë nuk e thua dot as ti as unë. Natyrisht çdonjëri e thotë, se këtu janë thënë gjëra edhe më të rënda por thjesht duke të komplimentuar për humorin e pyetjes, po të them pa humor që ka një problem ajo pyetja. Kështu që, përpara sesa të bëjmë gjyqin popullor të individëve, është e padiskutueshme që ju e keni të drejtën, por edhe detyrën të ngrini dyshime, të ngrini supozime, të bëni investigime, por atë fjalën e madhe nuk ia vini dot njeriu, do t’ia vërë gjykata, se përndryshe ngatërrohet shumë biseda dhe mbi të gjitha përcillet një mesazh shumë negativ tek të gjithë dhe çedukohet publiku, sipas meje. Kështu që, deri tani mbetet për tu parë, por fjalën do ta marrësh mbrapsht për arsyen e thjeshtë se nuk ke provën. Kur të kesh provën, patjetër edhe unë do ta rishikoj shprehjen, nuk diskutohet.

Fakti që dikush është nën hetim nuk do të thotë asnjë gjë. Do të thotë që është në hetim, shumë mirë, dhe shumë mirë që hetohet, por nuk do të thotë që cilido, për arsye të mos arsyes, të lidhur me politikën, të lidhur me pronarin e televizionit, të lidhur me grupin që përfaqëson, të lidhur me partinë që përfaqëson, të lidhur me ku e di unë se çfarë të turret me vrap tek një njeri në hetim e ta bëjë kriminel. Kjo nuk shkon. Hetimet do ta tregojnë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA