Pasi ekzekutuan vendimin e gjykatës, oficerët e policisë gjyqësore janë larguar nga banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Prokuroria i ka dorëzuar urdhrin togës të shoqërimit shkoi në banesë të ish-kryeministrit për të bërë kontrollin nëse ndodhet aty dhe për t’i komunikuar masën.
Prej këtij momenti, Berisha do të vihet në mbikëqyrje policore dhe nuk ka të drejtë të komunikojë me persona jashtë familjes.
Arresti i shtëpisë do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet gjyqësore që do të thotë: SPAK u lë detyrë policëve ( që ngarkon një apo dy të tillë) të trokasin çdo ditë në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo.
Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë. Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe largohet.
Top Channel