Festa e ndërrimit të viteve i gjen një pjesë të shqiptarëve me valixhe nëpër duar gati për të udhëtuar nëpër vendet me botë dhe pista skish e deri në vendet e largëta të ngrohta me diell.

“Kryesisht kemi vënë re një rritje të prenotimeve në destinacionet e Kosovës, Boga dhe Brezovica kanë qenë dy nga destinacionet më të preferuara, Korça dhe Voskopoja frekuentohen shumë sidomos gjatë natës së ndërrimit të viteve. Diçka tjetër që na ka rënë në sy këto ditë është dhe një destinacion shumë special siç është Treni Bernina. Shqiptarët po e frekuentojnë kryesisht edhe për faktin sepse prek të dyja destinacionet më të bukura siç është pjesa e alpeve italiane dhe atë zviceriane.

Edhe pjesa e Dubait dhe Abu Dabit po frekuentohet për natën e ndërrimit të viteve, duke qenë se edhe temperaturat ndryshojnë nga temperaturat e ftohta që ne jemi mësuar në Shqipëri. Edhe Viena janë dy destinacionet më top ku shqiptarët i frekuentojnë për shkak edhe të atmosferës festive që njihen. Për paketat që janë në rajon apo brenda Shqipërisë çmimet variojnë kryesisht nga 50-70 euro për person, ndërsa për destinacione jashtë Shqipërisë normalisht flasim për vlera mbi 300 euro për person”, shprehet Viola Dhoga nga një agjenci turistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA