Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg 26/12 23:00
Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit.
Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë tek një grua.
Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese.
Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.
Top Channel