Nga 6 shtatori, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarë publikë dhe deklarim i rremë pasuri për Ilir Beqajn, koordinatorin e agjencisë së Fondeve të Huaja që ai drejtonte Ermal Kurtulaj dhe një sërë punonjësish të tjerë të agjencisë. Kurtulaj rezulton me njohje të vjetër që nga 2015-ta me Ilir Beqajn.
Sipas SPAK, është kryer një skemë e madhe mashtrimi me lëshimin e fatura fiktive me qëllim përfitimin material të këtyre shtetasve.
Abuzimet më të mëdha thotë prokuroria e posaçme kanë të bëjë me restorantin GOZNA, ku 50% aksionere ka qenë gruaja e Ilir Beqaj. Aksionet u shitën në 2020-ën por SPAK ka vërtetuar se Kurtulaj ishte pronar de facto i këtij restoranti bashkë me Ilir Beqajn, ku dhjetëra fatura fiktive janë lëshuar, madje dyshohet se nëse SASPAC lëshonte fondet për një kompani, një pjesë e tyre gjithmonë kalonte te restoranti GZONA. Në dy raste kjo dyshohet si formë korrupsioni. Dosja ka përgjime të shumta dhe filmime mes Kurtulaj, Ilir Beqajt dhe administratorit të restorantit, që diskutojnë për justifikimin e faturave. E përfshirë në skemë është dhe kompania farmaceutike Delta Pharma, ku njëri prej aksionarëve zotëron 100% të aksioneve të GZONA. Restoranti “Gzona” i ka faturuar 10 milionë lekë kompanisë farmaceutike apo rreth 100 mijë euro, që dyshohet se janë fiktive dhe përfitim material.
Gjithashtu SPAK dyshon se Ilir Beqaj përdorte automjetin e Ermal Kurtulaj dhe se mund të jetë pasuri e fshehtë e tij.
Ermal Kurtulaj është përgjuar në telefon duke i kërkuar shtetasve të ndryshme me kompani të regjistruara lëshimin e faturave fiktive, që sipas SPAK arrijnë deri në 100 mijë euro për konsulencë, organizim eventesh, materialesh promocionale, aktivitete apo shërbime kateringu.
Ermal Kurtulaj dhe Mira Topçiu, financiere pranë SASAPC kishin OJQ në emër të tyre, me të cilat SPAK ka vërtetuar nga tatimet se janë derdhur fonde nga Agjencia e fondeve të huaja. Ndërkohë, në ndjekjen e koordinatorit të programit ai është filmuar duke i dhënë një zarf Dhurata Thanasit, që dyshohet se është shuma e përfituar për lëshimin e faturave fiktive.
Top Channel