Si çdo fundviti edhe këtë herë çmimet nëpër tregje janë rritur.
Madje çmimet e shportës janë rritur më 25-30% krahasuar me dhjetorin e shkuar. Ndërsa çmimi i shpendit simbol të darkës së ndërrimit të viteve, gjelit duket se nuk arrihet lehtë nga kushdo. Aktualisht një kilogram kushton 15 mijë lekë të vjetra.
“As nuk e kemi blerë e as nuk e kapim dot gjelin apo pulën e detit. Janë rritur të gjitha çmimet me 1mijë dhe 2 mije lekë. Ja kjo çanta që ka nga 2 gjëra të vogla ka bërë 10 mijë lekë. Unë 150 mijë lekë pension marr. I bie nga 2 mijë lekë në ditë. Janë rritur që nga qumështi, djathi, veza, kosi, vaji, pula e zakonshme, mishi derrit. Unë me 50 mijë lekëshin e shpërblimit rregullova dhëmbin. Nuk mbeti gjë tani për të ngrënë.”
“Unë nuk arrij të blej dot ato gjëra që kushtojnë 3000-4000 lekë kilogrami.”
“Tani sa bleva vezët. Ishin rritur me 200 lekë të vjetra kokrra”.
“Lutemi mbase vitin tjetër na e japin shpërblim 100 mijë lekë”, thanë pensionistët.
Top Channel