Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për masën shtrënguese arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por si do të aplikohet kjo masë? Gazetarja Anila Hoxha raporton se arresti i shtëpisë do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet gjyqësore që do të thotë: SPAK u lë detyrë policëve  ( që ngarkon një apo dy të tillë) të trokasin çdo ditë në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo.

Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë. Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe largohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA