Berisha në arrest shtëpie, Gjekmarkaj: Me Nanon ndodhi ’97, Berisha s’është mbi ligjin, por shkelja e procedurave…

30/12/2023 16:47

Deputeti Agron Gjerkmarkaj ka reaguar pas ashpërsimit të masës në arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa kujton arrestimin e ish-lideri të PS në vitin 1993, ai thekson se Berisha nuk është mbi ligjin dhe as nën të.

Ai shprehet se Berisha është një person në hetim dhe për të si për këdo tjeter vlen prezumimi i pafajësisë.

Postimi i plotë

Në vitin 1993 arrestohej lideri i opozitës Fatos Nano ! Shumë kush me zell militant  gëzohej. Ishte një ditë e trishtë për Shqipërinë e cila ditë pas dite mblodhi zemërim për të shpërthyer në anarkinë e vitit 1997 vit ku çdo ëndërr u plagos për vdekje, pas zgjedhjeve të vrara të Majit 1996.

Padyshim bëj pjesë tek ata që e fajësojnë pushtetin e asaj kohe dhe kreun e saj Sali Berisha për politikat e ndjekura, mungesën e liberalizmit dhe zhgënjimet e shkaktuara. Opozita socialiste e atyre viteve, ishte e madhe dhe e forte përtej goditjeve që mori. Ky fakt  ishte një garanci për vendin dhe aspiratat demokratike. Asokohe kishte shumë më tepër idealizëm, pasion pozitiv e negativ, debat, madje edhe dhunë të dukshme , ideologji  me bollëk, sesa sot, më shumë besim tek partitë e tek lidershipi. Deri diku edhe me tepri tribale që na çoi tek thyerjet e mëdha të vitit 1997-1998. PD kaloi në opozitë ndonëse e plagosur ndihej ende shumë e forte dhe energjike. Përsëri ajo shihej si ekuilibruese ndaj revanshit socialist. Mbeshtetësit e saj besonin se ishin viktima të një revolucioni komunist, element të të cilit ai viti shfaqi por nuk ishin ata motori i tij. Dialektika vazhdon me alternimet e pushtetit me një farë emancipimi të ndërsjelltë të forcave politike. Sot përseri   pas 30 vjetësh nga arrestimi i parë   faktori kryesor opozitar  Sali Berisha  defakto Lideri i saj , arrestohet megjithëse  nuk paraqiste asnjë rrezik për askënd nëse hetohej në liri. E përsëris Sali Berisha nuk është mbi ligjin dhe as nën të. Ai është një person në hetim dhe për të si per kedo tjeter vlen prezumimi i pafajësisë. Atij po i bëhet më parë  gjyq mediatik. Sali Berisha mund të braktiset, të mos votohet, të kritikohet , të gjykohet mbi parime nese duhet por jo të linçohet. Nese një proces i drejtë e dëshmon atë fajtor ai dhe ne duhet të pranojmë verdiktin e drejtësisë. Por secili prej nesh ka detyrim etik të kërkojë një drejtësi të ftohtë , jo emocionale, jo pasionale, jo hakmarrëse, jo politike  se nëse  ajo ( drejtësia) shfaq këto nuanca ajo nuk është më e tillë.

Procedura që u ndoq për Sali Berishen ishte në shkelje të nenit 73 të Kushtetutës. Më pas u kërkua hapja rrugë nga Kuvendi e ndëshkimit të tij për mos zbatim të kësaj paligjshmërie e cila e zhvesh( i) deputetin nga garancitë kushtetuese. Pra Sali Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një këmbanë alarmi. Në trupën gjykuese ndaj tij një prej gjyqtarëve kishte konflikt të hapur interesi. Avokatet që kjo gjykatë ishin zgjedhje provokuese të gjithë militantë të majtë.

Izolimi tij e shton edhe më amullinë e Opozitës. Me apo pa dashje kjo është një ndihme për pushtetin e Edi Ramës. Prej gati tre vitesh Opozita është në një agresion të pazakontë ! Luftën me të madhe, me një ashpërsi asgjësuse e ka bërë brenda vetes.  Sa më shumë ta themi po aq kemi shpresë të vetëshërohemi.

Në një kontekst rrethanash që e bënin gjithnjë e me të madhe flaken brenda saj, ku dorë kishte e ka dhe qeveria  po aq faktor të tjerë dogjëm kredibilitetin tonë dhe shpresat për ndryshim.

Asnjëri prej nesh në betejën e brendshme “vllavrasëse” nuk u tregua shënjtor, as i arsyeshëm e rracional. Dukej sikur ishim në një provim etik para se majtës ku secilit i thuhej , ” ti je ndryshe nuk je si ata”. Prezuncioni ka arritur edhe të tilla kulme shqiptarë të ” epërm” shqiptarë “inferior” , shqiptarë “gjykatës” e shqiptarë “të gjykuar”!

E pra Opozita meritoka përbuzje e ndëshkim. Kështu u bëftë!! Secili prej nesh nga deputet e PD -së , është kalimtar me cene mbase më shumë e virtyte më pak.

Pas 10 viteve pushtet socialist , me një cikël skandalesh që nuk kanë të sosur e keqja qenkësh  Opozita e cila është shumë afër zhbërjes. Nëse ajo bie siç shumë kush dëshiron bashkë më të rrezohet edhe mekanizmi mbrojtës i shoqërisë në raport me një Qeveri të gjithëpushtetshme. Nuk është e thënë që jemi ne përfaqësuesit më të denjë të opozitarizmit! Mbase jemi më të këqinjtë por Opozita është institucion themelor i demokracisë shprehje patetike kjo e shumë dëgjuar por e vërtetë e thjeshtë. Koha mund të na dënojë si të paaftë si të korruptuar mendoni ç’të doni por shpejtoni për veten tuaj. Nëse shqiptaret nuk duan ta ndihmojnë këtë Opozitë të rimëkëmbet, të ringrihet  duhet të vrapojnë  ta ribëjnë sa më parë Opozitën që Shqipëria duhet të ketë. Pa të është e zhveshur, e vetmuar, e kërcënuar shumë pranë humbjes të atyre vlerave që ka fituar në 34 vite. Sot dikush gëzohet që Sali Berisha izolohet, një politikan i cili ka përjetuar majat e suksesit dhe honet e rënies emri i të cilit lidhet me themelimin e pluralizmit, Shqipërinë në Nato dhe pa viza në avancim drejt integrimit , në mos për të tjera dhe për rrugën e Kombit por edhe i shpallur “non grata” nga SHBA-të. Kjo e fundit secilit prej nesh në Opozitë ja ka bërë me të vështirë qëndrimin, sjelljen, komunikimin politik e publik. Falë kesaj ngjarjeje PD humbi busullën dhe ju err horizonti. Shumë shqiptarë e mbeshtetën dhe votuan Sali Berishen edhe pse këtë fakt e dinin dhe pranonin me keqardhje e dyshime. Ne që gjykuam ndryshe  që nuk e mendojmë  SPAK-un një organizatë kriminale  mbetem më pak dhe shume nga mbështesit tanë na e bëjnë me gisht teksa si Odiseu kalojmë përmes nevojës  për një drejtësi të re dhe ristabilizimit të mardhenjeve të PD me SHBA-të kaq jetike për ne e kombin.

Ne duam bashkimin e PD-se pa përjashtime, ënde kemi besim se ajo bëhet dhe bind. Koha do ta vërtetojë. Ne do ta provojmë. Secili ka të drejte  hyjnore të tentoje me korrigjue gabimet e veta.

Nxitimi për të arrestuar Sali Berishen nuk e bën sot Shqipërinë më të ndershme e  as më të drejtë përtej meritave apo  gabimeve të tij cilat do qofshin.  Përkundrazi ajo sot është me paqartë , më  pragmatike, më mosbesuese, më e vogël në njerëz që rendin për të ikur, më me shumë pikëpyetje. Demokracia është edhe proçedure e cila u dhunua me  dashje e perzgjedhje. Ata që gezohen tek mazhoranca duhet te dine nje gje që vetem prapanicat kanë të vetat dhe jo karriget. Sado  vonë  gjithmonë ndodh diçka që i lë pa të, me të prapmen në rrezik , te vetmuar ku nuk të flasin as shokët e partisë, ( veç të shihje Arben Ahmetajn muajt e fundit ) , ku krenaria shndërrohet në rënie psikologjike ,pa përjashtuar zhvillimet e brendshme apo ato shoqërore një ditë. Sot Shqipëria hyn në listën e vendeve që burgos shefin e Opozites 10 vjet pasi ka rënë nga pushteti dhe i zgjat jetën një pushteti qe prej 10 vitesh vetëm mbjedh vetveten dhe eleminon Opozitën. Ne i lëmë trashëgimi njëri tjetrit kujtimin e keq bazuar mbi principin “vdekja jote është jeta ime”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA