Tufa dronësh me drogë kalojnë ilegalisht kufirin Indi – Pakistan, thonë zyrtarët

29/12/2023 18:27

Zyrtarët e kufirit mes dy vendeve thanë se dronët mbajnë shpesh opium e heroin, duke nxitur krizën e rëndë të varësisë në rajonin pakistanez të Punxhab, ndërsa të tjerë sjellim armatime.

Zyrtarët indianë thonë se po përballem me një kërcënim të paprecedentë nga dronët që infiltrohen në kufirin me Pakistanin, duke ngritur një seri problemesh sigurie si dhe furnizuar një epidemi të rëndë varësie nga drogat në rajonin Punxhab.

Zyrtarët indianë thanë për rrjetin britanik Guardian se kishin interceptuar 90 dronë nga Pakistani deri tani në 2023, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa shtonin se shifra rritej çdo muaj.

Shumica e tyre transportonte opium e heroin, që me shumë gjasa vjen nga Afganistani, ndërsa të tjerë kanë sjellë armatime si pistoleta apo automatikë të prodhuar në Kinë.

Dronët e fuqishëm të njohur edhe si ‘hexacopters’, arrijnë deri në 2 metra gjerësi dhe kanë kamera të fuqishme për të kontrolluar rrugëtimin e tyre, shkruan The Guardian.

Ndërsa drogat shpesh transportohen në qese të vogla ose shishe plastike.

Duke parë marrëdhëniet jo të mira mes dy vendeve fqinjëve që kanë luftuar disa herë me njëri-tjetrin, zyrtarët thonë se fenomeni është kthyer në një rrezik sigurie.

“Përveç dronëve të drogave ka raste kur ata janë përdorur për të lëshuar armë dhe kjo mund të shkaktojë dëme”, tha Atul Fulzele, inspektor kufitar në Punjab.

Tregtia e paligjshme mes Pakistanit e Indisë ka vijuar prej dekadash në fakt duke përfshirë mënyra të ndryshme si me gamilje, me pëllumba apo tunele nëntokësore.

Por prej pikasjes së dronëve të parë në 2019, zyrtarët thonë se ata janë kthyer në mënyrën kryesore të operimit të trafikantëve.

FOTO GALERI
1/3
Dronët e fuqishëm të njohur edhe si ‘hexacopters’, arrijnë deri në 2 metra gjerësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA