Sulmi më i madh ajror që prej pushtimit/ Shkon në 26 numri i të vdekurve në Ukrainë, Rusia lëshoi 158 dronë dhe raketa

29/12/2023 18:26

Rusia ka nisur sulmin më të madh ajror në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj, tha ushtria ukrainase për CNN, me një numër të paprecedentë dronësh dhe raketash drejt objektivave.

Sulmi la të vdekur të paktën 26 njerëz dhe plagosur më shumë se 120 të tjerët, sipas CNN.

Vala e sulmeve filloi gjatë natës deri të premten në mbarë vendin, me shpërthime të raportuara në kryeqytetin Kiev, si dhe në një maternitet në qytetin qendror të Dnipros, qytetin lindor të Kharkiv, portin juglindor të Odesës dhe qytetin perëndimor të Lvivit, larg vijave të frontit.

Sulmet vazhduan të premten pasdite, sipas forcave ajrore të Ukrainës, ndërsa një breshëri raketash synoi rajonin verior të Cherkasy, me një që goditi qytetin Smilla. Raketa të tjera u zbuluan nga rajoni Kursk i Rusisë që shkonin drejt qytetit verilindor të Ukrainës, Sumy.

Rusia përdori 158 dronë dhe raketa, duke përfshirë raketa hipersonike Kinzhal, raketa lundrimi dhe dronë Shahed, për të goditur objektivat në Kiev, në lindje, jug dhe perëndim të vendit, tha forcat ajrore të Ukrainës.

“Sot armiku ka dhënë një goditje të fuqishme. Ka objektiva të rrëzuar, por fatkeqësisht ka edhe viktima”, shtoi Ihnat.

Ushtria polake raportoi se një “objekt ajror i paidentifikuar” hyri në hapësirën ajrore polake nga territori ukrainas herët në mëngjes të së premtes.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Wiesłaë Kukuła, tha se një raketë ruse kishte hyrë dhe më pas kishte dalë nga hapësira ajrore polake, njoftoi agjencia zyrtare polake e lajmeve PAP.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia përdori “pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj” në “sulmet terroriste”, të cilave ai u zotua se ushtria e Ukrainës do të përgjigjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA