Studiuesit zgjidhin misterin e këlyshëve të fokave pa kokë në brigjet e Kalifornisë

29/12/2023 21:51

Ata thanë se kojotat, ose ndryshe qentë e egër të zonës ka mundësi të jenë fajtorët për gjymtimet makabre të fokave bebe në veri të Kalifornisë.

“Kjo duket si një marrëdhënie e çuditshme mes predatorit dhe presë, e cila mbetet në zhvillim”, tha Sarah Codde, ekologia detare e qendrës Point Reyes National Seashore, për rrjetin vendas Mercury News.

Që prej vitit 2015, kufoma pa kokë të këlyshëve të fokave janë parë në plazhet në veri të Kalifornisë, shtonte studiuesja Sarah Grimes, për rrjetin vendas Los Angeles Times.

Sulmet përqendroheshin në fokat e gjirit MacKerricher State Park.

“Ishte si një skenë makabre krimi por me kafshë, këlyshët e vegjël me koka të këputura, në fillim nuk e kuptoja përse duhet të ndodhte kjo’”, shton Grimes për misterin disa vjeçar.

Por deri në 2020, predatorët e paidentifikuar kishin nisur të konsumonin dhe disa pjesë të krahëve të këlyshve fatkeqë, shkruan rrjeti Mercury News.

Rrjedhimisht Codde mori ndihmën e studiuesit Frankie Gerraty, i University of California, i cili vendosi kamera në zonat e ngajrjeve dhe regjistroi sulmuesit duke kryer aktet e tyre.

“Kojota nuk arrinte të tërhiqte fokën e vogël, e cila përpiqej të largohej. Për rreth gjashtë minuta kojota e kafshonte e tërhiqte, derisa dolën nga pamja”, tha Codde.

Kojotat janë në fakt predatorë të suksesshëm por të pavlerësuar në ekosistemet bregdetare, dhe gjitarët detarë janë nga pretë e tyre më të vlefshme.

Studiuesit thonin se ende nuk e dinë përse kojotat hanë vetëm kokën e fokave apo përse sulmojnë krahët e tyre.

“Të gjithë këlyshet që pamë ishin pa kokë e me krahë të gjymtuar, nuk kihsin kafshime në pjesë të tjera të trupit. Nuk e dimë përse e bëjnë këtë”, shton Codde.

“Më shumë kërkim duhet të bëhet për popullatën e fokave dhe zhvendosjet e tyre. Nëse ato duhet të gjejnë vende të tjera për arsye të kojotave, duhet të punojmë që të jenë të mbrotjura nga ngacmimet e njeriut”, tha më tej studiuesja.

FOTO GALERI
2/3
Sulmet përqendroheshin në fokat e gjirit MacKerricher State Park.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA