Përmbytjet në Tajlandë! Shkon në 12 numri i viktimave, rreth 1.000 persona të evakuuar në pesë provinca

29/12/2023 17:56

Shkon në 12 numri i viktimave në Tajlandë për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendur. Rreth 1.000 persona janë evakuuar nga pesë provincat e prekura në jug të vendit, njoftuan mediat lokale të premten.

Përmbytjet e lumenjve janë ende në rritje, dhe në disa qytete në provincën Pattani në kufi me Malajzinë kanë shkaktuar dëme në shtëpi dhe tregje.

Deri më tani 12 persona kanë vdekur gjatë javës së fundit dhe një është zhdukur, ndërsa mbi 100.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet në provincat Narathiwat, Yala dhe Pattani, sipas Thai Enquirer. Në Malajzi, shiu i dendur dhe përmbytjet kanë zhvendosur gjithashtu mijëra njerëz në rajonin Kelantan, duke prekur mbi 22.000 njerëz, pasi shteti ka luftuar me shiun e madh që nga e premtja e kaluar.

Ketantan është goditur rëndë nga përmbytja e vazhdueshme, pasi mbi 19.000 njerëz janë ende duke u strehuar në kampe speciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA