2023 ka qenë një vit plot ngjarje, që nga bombardimet e Izraelit ndaj Hamasit, deri tek vazhdimi i luftës në Ukrainë, dhe disa fatkeqësi natyrore, bota nuk është ndjerë shumë e qëndrueshme.
Hidhini një sy disa prej momenteve më me ndikim të këtij viti, duke na kujtuar se sa i bukur mund të jetë akoma planeti Tokë.
Bombardimi i Ukrainës nga Rusia
Kjo foto është bërë mbi qytetet e mbuluara me borë të Soledar dhe Bakhmut në Ukrainën lindore më 10 janar, duke treguar bombardimet e shpërndara në të gjithë zonën.
Palestinezët u detyruan të ikin
Civilët në Gaza u paralajmëruan nga Izaeli gjatë gjithë luftës së tij me Hamasin që të evakuohen për të shmangur bombat, dhe ky imazh nga 17 nëntori tregon një turmë të madhe të mbledhur përgjatë rrugës Salah al Deen në veri, duke u përpjekur të largohen nga jugu.
Turqia u copëtua nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 7.8 tshkatërroi një pjesë të Turqisë dhe Sirisë më 6 shkurt. Kjo pamje tregon këputjen e vijës së thyerjes nëpër një fushë në qytetin Altinuzum duke prerë një cep të një ndërtese.
Ajsbergu i lirshëm
Ajsbergu më i madh në botë, i quajtur “A23a”, u shkëput nga rafti i akullit Filchner-Ronne në Antarktidën Perëndimore në vitin 1986 dhe katër dekada më vonë po del nga deti Weddel dhe pritet të përfundojë në Atlantikun e Jugut. Kjo fotografi satelitore e “ESA-s” u shkrep më 26 nëntor.
Vendi i mrekullive të dimrit
Në një notë më të lehtë, por të përshtatshme dimërore, kjo skenë e mrekullueshme piktoreske është nga një festival ndërkombëtar i skulpturave të akullit dhe borës në Harbin, Kinë , i filmuar më 3 janar.
Nevojë për shpejtësi
Australia bëri Avalon Airshow-in e saj dyvjetor këtë vit dhe kompania e teknologjisë hapsinore “Maxar” kapi momentin kur ekipi “Black Eagles” i Koresë së Jugut fluturoi më 5 mars.
Pranëverë “rozë”
Nga shumë arsye për të vizituar Japoninë, sezoni i lulëzimit të qershisë është pikërisht e para. Kjo foto e bukur e Kalasë “Takada” është bërë më 3 prill.
Kërkoni për Titanin
Më 23 qershor, një ditë pasi kërkimi për nëndetësen Titan përfundoi me fragmente të gjetura në fundin e oqeanit, Maxar kapi këtë foto të tre anijeve të përfshira në operacion.
Ciaran godet Mbretërinë e Bashkuar
Kjo është një fotografi nga NASA-s e stuhisë Ciaran e cila solli erëra me shpejtësi 85 milje në orë dhe pëmbytje në Anglinë Jugore dhe shkaktoi kërdi në Ishujt Channel.
Hawai digjet
Kjo foto e bërë më 7 qershor tregon Hawain duke nxjerrë llavë që rrjedh pas shpërthimit të vullkanit tepër aktiv të ishullit Kilauea.
Ishujt e zjarrit
Zjarret shpërthyen në ishujt grekë të Rodos dhe Korfuzit gjatë muajve të verës. Ky imazh me rreze infra të kuqe të 24 korrikut tregon një të djegur pranë Gennadit në Rodos.
Uragani Idalia
Florida u godit nga uragani “Idalia” gjatë verës i cili la qindra mijëra shtëpi pa energji dhe disa të zhytura plotësisht. Ky imazh e tregon atë duke përfshirë shtetin më 30 gusht.
Fuqia ushtarake e Koresë së Veriut
75-vjetori i Ushtrisë Popullore Koreane u shënua me një paradë në Phenian më 9 shtator me mijëra të mbledhur në sheshin “Kim II Sung” ndërsa lëshimet e raketave u shfaqën.
Konflikti në Sudan
Sudani është përfshirë nga një luftë e dhunshme për pushtet këtë vit pasi luftimet mes fraksioneve rivale të ushtrisë së vendit shpërthyen në pranverë. Ky imazh nga 17 prilli tregon avionë të shkatërruar në aeroportin kryesor të Khartoum.
Nisja më e madhe e SpaceX
Space X i Elion Musk u përpoq dy herë të lëshonte “Starship”, raketën më të fuqishme në botë, këtë vit, por nuk arriti në asnjërin rast. Ky imazh i 17 nëntorit është para përpjekjes së dytë në Teksasin jugor.
Vjeshtë në Quebec
E përfundojmë me këtë pamje të lavdishme të vjeshtës në provincën e Quebec të Kanadasë veçanërisht Lac-Nilgaut më 27 shtator.
Top Channel