Puntata e fundit për vitin 2023 në “Për’puthen” u shoqërua me një surprizë që trazoi disi studion.
North King u prezantua si konkurrenti më i ri, por në të vërtetë ishte thjesht një shaka që iu bë vajzave dhe djemve.
Ai hyri në studio pasi u prezantua nga moderatorja Megi Pojani dhe nisi të bënte batuta. Vajzat reaguan për hyrjen e re, duke mbajtur lojën e aktorit Visjan Ukcenaj.
Aktori menjëherë sapo hyri në studio tregoi synimet e qarta dhe se nuk e ka vështirë t’i bëjë vajzat për vete. Me këtë veprim u la të kuptohej se North King ironizoi djemtë e tjerë të programit.
Ai nuk e mbylli me aq rolin e tij pasi vendosi të ulej në karrige pranë rivalëve të tij, ndërsa i vetmi që reagoi menjëherë ishte Vedati.
Ai tregoi se si nuk shqetësohej aspak nga konkurrenti, pasi ka besim tek aftësitë e tij për të mbajtur pranë vetes vajzat.
E gjithë kjo lojë nuk zgjati shumë pasi Visjan Ukcenaj nën rolin e North King e mbylli aktrimin, teksa studioja duartrokiti.
Top Channel