Edhe pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ndaj duket se këto ditët e fundit të gjithë po mundohen t’i shijojnë sa më shumë duke u bërë pjesë e lojërave dhe aktiviteteve në sheshin Skënderbej, që tashmë është kthyer në fshatin e festave.

“Unë kam ardhur nga Shkodra, po ja kalojmë shumë mirë, Tirana rrezaton, një mbyllje perfekte e vitit”, tha një qytetare.

“Ne jemi mbledhur me shoqet, njihemi prej 50 vitesh, kemi qenë bashkë në shkollë, po festojmë fundvitin, atmosfera shumë e bukur, urimet më të mira”, tha një tjetër.

“Ne kemi tre vite që kemi emigruar, tani që jemi kthyer po ja kalojmë shumë bukur”, shprehet qytetarja.

Në çdo mbrëmje, deri më 31 dhjetor, në skenën e ngritur në sheshin “Skënderbej” do të performojnë këngëtarë shqiptar, si dhe banda të huaja, ndërsa gjatë ditës do të ketë filma të ndryshëm dhe performanca dedikuar fëmijëve.

“I kemi dhënë mundësi të gjithëve që të performojnë në këtë skenë që do të qëndrojë deri më datë 31. Do të performojnë këngëtarë si Manjola Nallbani, Fifi, Ermal Fejzullahu pra do të ketë edhe nga rajoni. Gjithashtu është edhe një band që vjen nga Italia me ‘gipsy music'”, tha Mirela Kocollari, drejtoreshë e promovimit të qytetit.

Për të gjithë ata qytetar që do të zgjedhin që vitin e ri ta presin në shesh, mbrëmjen do të mund ta kalojnë nën ritmet e muzikës live, ndërsa kulmi do të jetë me shfaqjen e fishekzjarreve”.

“Në datën 31 që është koncerti kryesor do të jetë Era Istrefi, Arilena Ara dhe Ardit Cuni dhe në orën 12 do të kemi show-n fantastik të fishekzjarreve që e kemi çdo vit, do të jetë akoma dhe më i bukur”, tha Kocollari.

Mes muzikës festive ajo çka mbizotëron në shesh është e qeshura e fëmijëve, ndërsa shkëlqimi në sytë e tyre shndërrin më shumë se ylli i pemës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA