Analisti Melaim Zeka ka deklaruar se si presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë përdorur veriun e Kosovës për agjendën e tyre të brendshme politike.
I ftuar në “Top Story”, Zeka u shpreh se “Kurti luan të njëjtat karta si Vuçiçi. Ai nuk mund të rrijë në pushtet nëse nuk paraqitet agresiv me Serbinë, nëse nuk krijon tërësisht të panevojshme sikurse rasti i Veriut të Kosovës.”
Edhe Vuçiçi nga ana tjetër, tha Zeka, nuk do të fitonte zgjedhjet në Serbi këtë herë nëse nuk do ta sulmonte brutalisht Kosovën.
Zeka: Njëri nga gazetarët më të mirë botëror, Richard Zhvarc, ka pas bërë në vitin 1981 një shkrim fantastik për Kosovën; “Çfarë fsheh Jugosllavia nën gjethen e fikut”. Bëhej fjalë për demostratat e asaj koe. Tani pyetja e vërtetë është çfarë fshihet nën gjethen e fikut.
Deri tani lajmi më i mirë është liberalizimi i vizave për Kosovën, por ne kemi hyrë dhe do të hyjmë vitin e ardhshëm në një luftë shumë të rëndë politike. Një presion i jashtëzakonshëm i drejtuar ndaj mazhorancë dhe opozitës në Kosovë. Mos harroni se Vuçiç ka pasur një problem të madh për largimin e Aleksandër Vulinit, i cili fillimisht ishte ministër i Mbrojtjes, pastaj shef i Shërbimit Sekret, njeriu më i afërt i Putinit. Dhe duke luajtur rolin fantastic me Perëndimin, por edhe duke u fërkuar nga pak edhe me Lindjen dhe vendet Arabe, Vuçiçi na ka vënë politikisht në një situatë shumë të rëndë, duke shfrytëzuar edhe momentin e keq për Kosovën ku opozita dhe mazhoranca janë thellësisht të përçara.
Opozita në Kosovë, në vend që të mbështes Albin Kurtin, në vend që të dalë me vizione dhe ide që përafrohen mes vete, e presin me padurim penalltinë që Kurti do të bëjë në raport me Beogradin, duke harruar gjithmonë se çdo penallti e Kryeministrit të Kosovës i kushton qytetarëve.
Duma: Cila penallti thua?
Zeka: Kurti luan të njëjtat karta si Vuçiçi. Ai nuk mund të rrijë në pushtet nëse nuk paraqitet agresiv me Serbinë, nëse nuk krijon tërësisht të panevojshme sikurse rasti i Veriut të Kosovës. Dhe Vuçiçi nuk do të fitonte zgjedhjet në Serbi këtë herë nëse nuk do ta sulmonte brutalisht Kosovën. Si Kurti edhe Vuçiç e kanë përdorur për agjendë të brendshme veriun e Kosovës.
Top Channel