Top Story/ Zeka përplaset me gazetaren: Asociacioni kancer për Kosovën, Kurti lider rrjetesh sociale

28/12/2023 22:45

Analisti Milaim Zeka debatoi me gazetaren Juli Xhokaxhi për shkak të Asociacionit në Kosovë, të cilën kjo e fundit e kundërshton.

Sipas gazetares Asociacioni është një artificë për të kënaqur etjen e serbëve dhe për të mbajtur ndezur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zeka e konsideron Asociacionin sëmundje për Kosovën dhe se është gjithmonë kundër tij.

Analisti u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka për ta dëgjuar këshillën e Washingtonit dhe BE-së, pasi sipas tij lideri nuk është i Kosovës por i rrjeteve sociale.

Debati i zhvilluar mes Milaim Zekës dhe Juli Xhokaxhi:

Juli Xhokaxhi: O Mialim ne e dimë shumë mirë që Asociacioni është një artificë për të kënaqur etjen e serbëve dhe për të mbajtur gjërat ndezur. Është artificë, e rëndësishme është që Kurti ta negociojë siç duhet.  

Milaim Zeka: Pse Albin Kurti nuk është kurrë në nivelin e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit? Shkurt po e them.

Juli Xhokaxhi: Mos bëj krahasime në kohë të ndryshme Milaim, të lutem. Janë dy epoka totalisht të ndryshme. Ka zë Kosova sot.

Milaim Zeka: O Juli a mua po mi tregon kohët?!

Juli Xhokaxhi: Ka zë sot.

Milaim Zeka: Cilin zë?

Juli Xhokaxhi: Është shtet mor burrë. Mos më krahaso momentin e Ibrahim Rugovës ishte luftë, ishte tjetër gjë.

Milaim Zeka: Tani Albin Kurti nëse tregohet burrë shteti dhe e dëgjon këshillën e Washingtonit dhe BE-së dhe e bën Asociocionin. Por ky nuk do ta bëjë sepse nuk është burrë shteti. KY është lider i rrjeteve sociale.

Juli Xhokaxhi: Milaim, për ty pse duhet të bëhet Asociacioni? Çfarë fiton Kosova nga Asociocioni?

Milaim Zeka: Unë kam qenë pro ndërrimit të kufijve, pro ndërrimit të territoreve. Unë jam gjithmonë kundër Asociocionit. Asociocioni është kanceri i shtetit të Kosovës.

Juli Xhokaxhi: Gabimi për mua i Kurtit është që ai e provokoi situatën me gjëra të vogla, me targat, me pjesën e zgjedhjeve. Provokimi ishte në mënyrën e gabuar, mund të kishte gjëra më të rëndësishme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA