Analisti Kreshik Spahiu ka deklaruar se Albin Kurti ishte aktori kryesor në fuqizimin e Aleksandër Vuçiçit në Serbi dhe Perëndim.

I ftuar në “Top Story”, Spahiu tha se të gjitha analizat e ditëve të sotme, duke filluar nga Serbia, Italia, Gjermania dhe Brukseli theksojnë se një nga dy pikat kryesore në të cilat ka marrë epërsi Vuçiç në zgjedhjet e fundit që fitoi me shumicë, është politika e Albin Kurtit.

Momenti thelbësor në vitin 2023 është pasqyra kryesore e qartë e diplomacisë me dy standarde të Albin Kurtit. Problemi i Albinit nuk është se i thotë po apo jo Perëndimit. Problemi i Albinit është se i thotë “pjo”. Pra në fillim të vitit 2023 për të njëjtin projekt franko gjerman i tha “jo” Perndimit dhe u konsiderua hero nga elektorati i vetë. Në fund të vitit 2023 i tha “Po” projektit franko gjerman. Tani ka dy standade në trajtimin e Albin Kurtit. Është hero edhe kur i thotë “Po” edhe kur i thotë “Jo” Perëndimit për të njëjtën çështje.

Së dyti, problemi i gjykimit diplomatik të Albin Kurtit bëhet Vuçiçi kundërshtari i tij dhe njëherazi udhëheqësi i Serbisë, u forcua apo dobësua nga politika e Albin Kurtit? Të gjitha analizat e ditëve të sotme, duke filluar nga Serbia, nga Italia, nga Gjermania, nga Brukseli konsiderojnë se një nga dy pikat kryesore në të cilat ka marrë epërsi Vuçiç në zgjedhjet e fundit që fitoi me shumicë është politika e Albin Kurtit. Pra Kurti nuk arriti ta dobësojë as brenda në Serbi me popullin serb as në Perëndim, në raportet me Perëndimin, Aleksandër Vuçiçin. Në fund të vitit 2023, Albin Kurti prodhojë një Aleksandër Vuçiç më të fortë si në Serbi edhe në Perëndim”- tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA