Guillermo Otta Parum ka peshkuar gjatë gjithë jetës së tij në Amazonën boliviane dhe njeh si pëllëmba e dorës speciet e peshqve që banojnë në lumin e famshëm latin.

Ai thotë se fillimisht kapte shume specie të peshqve mustakë që kishte në lumë por më pas aty u shfaqën dhe peshq deti, si ai që njihet në vend si ‘paiche’ ose ‘Arapaima gigas’.

Në një reportazh me rrjetin BBC ai tregon: “Në fillim mendova se mund të ishte një gjarpër deti, apo se mund të ishte helmues”.

Por në fakt ky është një nga peshqit më të mëdhenj mustak në botë të përshtatur në lumenj, që arrijnë në 4m gjatësi dhe peshojnë deri në 200kg.

Çdo vit llogaritet se ‘paiche’ përhapet dhe përshtatet 40km më thellë në basenin e Amazonës.

Federico Moreno, drejtor i qendrës së vendase të botës së egër thotë se masa e tij e madhe dhe oreksi e bëjnë një rrezik për rezervat vendase të peshkut.

“Është një peshk mjaft territorial, ai zë një pjesë të ujit dhe përzë peshqit e tjerë vendas. Speciet e tjera duhet të largohen nga predatori dhe humbasin aksesin në habitatin e tyre”.

Askush nuk e di me siguri se kur ‘paiche’ është shfaqur për herë të parë në Bolivi.

Ekspertët thonë se gjatë viteve të para të jetës ‘paiche’ rritet me rreth 10kg në vit dhe për këtë ai duhet të hajë shumë peshq.

Ndryshe nga peshq të tjerë predatorë si piranjat, ai ka vetëm dhëmbë të vegjël dhe jo shumë të mprehtë.

Por kjo nuk e ndalon atë të hajë si piranja dhe çdo peshk tjetër që i del përpara, si dhe molusqe e zogj që mund të thithë në gojën e tij.

Peshkatarët nuk preferojnë ta hanë peshkun gjigant mustak ndërsa disa fabrika përpunimi janë hapur për mishin e tij në verilindje të Bolivisë pranë kufirit me Brazilin.

Kapja e tij është një sfidë për peshkatarët, që nuk arrijnë ta pikasin në gjerësinë e madhe të Amazonës.

Peshku ka një organ në formë mushkërie me të cilin duhet të dalë shpesh në sipërfaqe për të marrë frymë, prandaj preferon ujëra të qeta. Ai jeton në liqene e laguna ndërsa kur ndjehet në rrezik emigron.

Komunitete të ndryshme vendase ankohen se megjithë lejet e peshkimit ata shpesh nuk lejohen në lagunat ku jetojnë peshqit.

Juan Carlos Ortiz Chávez i komunitetit indigjen Alto Ivon Tco Chacobo tha se në të kaluarën popujt indigjenë frikësoheshin nga peshkatarët komercialë.

“Por të rinjtë e sotëm kanë ndryshuar pasi ne u kemi treguar rregullat se njerëzit nuk mund të vijnë më për të marrë gjërat nga ne”, shton ai per rrjetin BBC.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA