Gazetarja e Top Channel, Juli Xhokaxhi ka deklaruar se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në një trajnim të mirë Përndimor.
Për “Top Story”, Xhokaxhi tha se megjithëse në të njëjtën linjë me Albin Kurtin, Osmani ka gjetur një mënyrë ndryshe për të shpërfaqur mendimin e saj, e cila duket se po i pëlqen Perëndimit.
Xhokaxhi: Vjosa Osmani jo se shkëlqen, por ka filluar t’i afrohet paksa kësaj pjese. Është kthyer në një person më të preferuar përballë ndërkombëtarëve. Ka filluar të marrë një lloj popullariteti sepse pas çdo lloj takimi e bën nga një deklaratë nacionaliste që ne na pëlqen shumë dhe tregon atë trimëreshën që po prap ne e kemi përzemër.
Nuk është jashtë politikbërjes së Albin Kurtit, është në të njëjtën linjë me të, por prap ka gjetur një mënyrë tjetër për ta shpërfaqur mendimin e saj dhe duket se Perëndimi e pëlqen përgatitjen e një gruaje si Vjosa Osmani.
Duma: Pra ajo nuk del mbi Albinin?
Xhokaxhi: Jo, nuk bënë një politik mbi Albinin, por le të themi që Osmani është në një trajnim të mirë Perëndimor. Se deri ku do ta çojnë pastaj mbetet për t’u parë. Sa i përket Albin Kurtit, për mua i ka rritur kuotat me qëndrimet.
Curri: Osmani dhe Kurti janë e njëjta gjë, por kanë zgjedhur të bëjnë policin e mirë dhe policin e keq.
Top Channel