Një 44-vjeçar norvegjez ka vrarë me thikë në qafë një polic 32 vjeç në orët e para të së enjtes në një lokal në Selanik.

Sipas informacioneve, polici ka marrë plagë në anën e majtë të qafës poshtë veshit dhe humbi jetën.

Në lokalin ku ndodhi vrasja në rrugën 10 Katsimidis ndodhej edhe një mjek, i cili është larguar rreth orës 07:30, ndërsa polici 32-vjeçari është transferuar në mjekësinë ligjore, ku pritet të kryhet autopsia.

Punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, që kanë ndërmarrë hetimet, kanë mbledhur provat të shumta për të zbuluar se si ndodhi vrasja.

Sipas informacioneve, gjithçka nisi pas një debati për arsye të panjohura. Ai goditi të afërmin e policit ne thikë në këmbë ndërkohë që ndodheshin në të njëjtin lokal. Kur 32-vjeçari tentoi të ndërhynte për të mbrojtur të afërmin e tij, norvegjezi e goditi me thikë në qafë, duke shkaktuar vdekjen e tij brenda pak minutash.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA