Gazetarja e Top Channel, Juli Xhokaxhi ka deklaruar se krisja e raporteve mes Ramës dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti mund të ketë ardhur për problematika tërësisht personale.

Për “Top Story”, Xhokaxhi tha se prej kohësh tashmë “mes Tiranës dhe Prishtinës nuk po gjendet dot ekuilibri, mes pragmatizmit diplomatik që duhet të kemi, dhe që na është i imponuar për shkak të rrethanave, realitetit, mënyrës burokratike të të bërit diplomaci që bën si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni, dhe idealizmit e dhimbjes që kemi kaluar”.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Diçka tjetër ka ndodhur mes Kurtit dhe Ramës. Mund të jetë diçka tjetër që as nuk na e rrok mendja. Por çfardolloj gjëje që është ajo tjetra, mua më duket thelbësisht personale për fat të keq. Është bërë një gabim shumë i madh që nga mospritja që Kurti i bëri Ramës në Prishtinë. Taktikisht është jashtëzakonisht gabim, dhe solli njëlloj ftohtësie në marrëdhëniet mes palëve. Çfarë kemi bërë në këtë rast? Kemi çuar ujë tek mulliri i Beogradit. Në fund të ditës, Rama ka një të drejtë kur thotë që ky është një moment hitorik dhe shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në rajon. Ne do të duhet të ishim faktor i rëndësishëm. Dy shtete dhe tre kryeministra shqiptar në rajon dhe ne nuk ditëm ta shfrytëzonim.

Duma: Kë fajëson më shumë?

Xhokaxhi: Këtë nuk di ta them, por ndoshta të gjithë pse jo?! Sepse asnjëherë nuk kemi ditur të përfitojmë pse jo.

Duma: Jo, mes dyshes Rama- Kurti?

Xhokaxhi: Ja çfarë ndodh; Rama është bërë një diplomat pragmatist në shumë qëndrime që ka mbajtur për çështjen e Kosovës kohët e fundit, që ne nuk na ka pëlqyer, përfshi këtu edhe mua. Pse?! Sepse ne kemi atë atdhedashurinë, kemi ato kujtimet e luftës, kujtimet e gjakut të derdhur, që dreqi ta marrë nuk bëhemi dot edhe aq pragmatist. Dhe mes Tiranës dhe Prishtinës nuk po gjendet dot ekuilibri, mes pragmatizmit diplomatik që do të duhet të kemi, që është i imponuar për shkak të rrethanave, realitetit, mënyrës burokratike të të bërit diplomaci që bën si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni, dhe idealizmit, dhimbjes që kemi kaluar, dashurisë për vendin tonë, dhe kur them këtë kam parasysh edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin, që Prishtina dhe Tirana nuk po munden dot ta bëjnë akoma. Pse?! Këtu ka një pikëpyetje shumë të madhe dhe nëse gjendet përgjigja e kësaj, them se do të merrnim shumë më tepër nga ato propozimet që na vijnë në tavolinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA