Gazetarja Juli Xhokaxhi dhe analisti Arjan Curri debatuan gjatë diskutimit në “Top Story”, për shkak të mendimeve kontradiktore për Asociacionin në Kosovë.
Curri deklaroi se është primitive mënyra se si Kosova tregon pakënaqësitë për negociatorët dhe kërkon t’i përcaktojë vetë ata. Xhokaxhi tha më tej se si Shqipëria ashtu edhe Kosova duhet të marrin më të mirën e propozimeve që marrin.
Sipas analistit Kosova nuk do të marrë asgjë nga Asiciacioni, ndërsa e vetmja gjë që fitoi nga situata e krijuar janë tensionet. Gazetarja kundërshtoi duke u shprehur se Asociacioni do të bëhet siç do Kosova vetëm nëse kryeministri Albin Kurti tregon vendosmëri.
Debati i zhvilluar mes Juli Xhokaxhi dhe Arjan Curri:
Juli Xhokaxhi: Ajo çfarë duhet është të bashkëpunohet me ndërkombëtarët sigurisht por jo thjesht…
Arjan Curri: Blinkeni thotë Kurti është naiv. Të dalin krerët e Partisë së Vetëvendosjes…
Juli Xhokaxhi: Po mirë mire se engjëj e shenjtorë nuk janë o Curri. Se dreqi ta marrë Kosovën nga Shqipëria nuk e shkëputi thjesht Serbia, këta e shkëputën.
Arjan Curri: Po sepse është dinak të paktën, jo tani Blinkeni qenka naiv. Të dalin filozofët e partisë që të thonë se duam Borellin, Lajçak është mik me skllevërit, nuk duam këto lloj negociatorësh. Këto janë primitivizma, një vend i vogël që cakton negociatorët.
Juli Xhokaxhi: Ajo që doja të thoja është kjo, nuk mundet që Shqipëria dhe Kosova të marrin një propozim dhe ta marrin me sy mbyllur që ta implemetojnë. Çështja është të dish negociosh që atij propozimi që të vjen t’i marrësh më të mirën. T’i marësh edhe më tepër.
Arjan Curri: Po çfarë i mori pra? Çfarë i mori më shumë, Asociacion ishte, Asociacion do të bëhet.
Juli Xhokaxhi: Asgjë nuk ka marrë deri më tani.
Arjan Curri: Po çfarë përfitoi nga gjithë ky sherr, përveçse hapi dyert dhe u fut Serbia në Mitrovicën e Veriut.
Juli Xhokaxhi: Edhe në çështjen e Asociacionit, nëse Kurti tregon dinjitet dhe vendosmëri, Asociacioni do të bëhet ashtu siç do Kosova dhe jo ashtu siç do Serbia.
Top Channel