Festa e raportuar gjerësisht në media tërhoqi kritika të ashpra nga politikanët konservatorë në kohën e konfliktit brutal në Ukrainë.
Një festë e ekzagjeruar e mbushur me emra të njohur të ekranit dhe artit para një jave në Moskë ka nxitur tërbim mes politikanëve dhe agjencive të ligjit që kanë vepruar për të mos përsëritur më ekzibicione të tilla në kohë lufte.
Festa me veshje dhe kostume thuajse transparente në një bar të Moskës u organizua nga modelja e Instagram, Anastasia Ivleeva që kishte ftuar disa emra të njohur të showbiz-it vendas, të veshur me kostume thuajse të patolerueshme, mes të cilëve një reper mbante veshur vetëm një çorape.
Ky i fundit u arrestua sot nga autoritetet për sjelljen.
Pas zemeratës për sjelljen shumë nga emrat e njohur që merrnin pjesë raportohet se u janë anuluar kontratat dhe angazhimet publicitare, shkruan The Guardian.
Por duke e kuptuar zemërimin publik figurat pjesëmarrëse kanë nisur një seri kërkesash ndjese publike.
Këngëtari i njohur rus Filipp Kirkorov, i kërkonte sot ndjesë kombit duke thënë: “Gjithkush ka momente në jetë kur kalon në derën e gabuar.”
Ndërsa influencuesja e Ksenia Sobchak, e raportuar si e pagëzuar nga presidenti Putin që është mik i familjes së saj, tha se shpërndarja e imazheve nga festa ishte e pamenduar në kohën e luftës së ushtrisë në Ukrainë.
Organizatorja e festës Ivleeva, tashmë përballet me dënim me burg teksa autoritete kanë nisur hetimet taksore ndaj të paktën 20 pjesëmarrësve.
Të tjera agjenci dënonin botën e qejfit të Moskës së lartë në kohën kur mijëra ushtarë rusë, kryesisht me origjinë të varfër, vriten ose gjymtohen në luftën e Putin.
Analisti i njohur rus Yuri Podolyaka komentonte: “Ushtarët tanë në front sigurisht nuk po luftojnë për këtë shthurrje, kjo nuk është Rusia”.
Vladislav Pozdnyakov, i grupit nacionalist rus ‘Shtet burrë”, tha: ‘Nastya Ivleeva organizon një festë satanike në klubin Mutabor, që do të kontrollohet së shpejti nga prokuroria e përgjithshme.’
Grupi konservator vendas Zov Naroda – “Thirrja e popullit” – bëri apel për kreun e komitetit hetimor Alexander Bastrykin, që eventi të hetohet për ekstremizëm, promovim të drogave dhe degjenerimit seksual.
Top Channel