Milaim Zeka, i ftuar sonte në “Top Story” tregoi një bisedë të fshehtë, që sipas tij është zhvilluar mes ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Hashim Thaçit dhe Hajredin Kuçit.
Sipas Zekës, Clinton në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori përsipër të zgjidhë çështjes e politikës së jashtme të Kosovës.
“Kur ka ardhur në vizitë Clinton në Kosovë, privatisht këtyre dy njerëzve u ka thënë merruni ju me ndërtimin e shtetit, ne merremi me punët e jashtme të Kosovës. Sepse pa e gjunjëzuar Rusinë edhe njëherë, nuk mund të anëtarësoheni në organizatat ndërkombëtare dhe ata që gjunjëzojnë Rusinë dhe Serbinë jemi ne amerikanët. Nuk jeni ju shqiptarët e Kosovës”.
Ndërsa tani, u shpreh analisti, kryeministri Albin Kurti, po fyen Perëndimin me qëndrimet e tij. Në debat ndërhyri ish-ambasadori Agim Nesho, që mbështeti Kurtin dhe akuzoi ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi si të njëanshëm.
Zeka: Albin Kurti po tregohet politikan konfrontues me Perëndimin, fyes dhe poshtërues. Ka fyer Grenellin duke qenë në nivelin më të larta
Nesho: Mirë ia ka bërë. Është si një moderator që mban anë. Grenell, duke qenë se ishte në një punë shtetërore, bëri punën e lobistit për Vuçiçin. Këtë nuk e themi vetëm ne. Këtë e dënojnë në SHBA.
Top Channel