“Albini të ulë kokën”/ Deklarata që nxiti përplasjen, Curri: Shihni Beogradin për të kuptuar Ramën e Kurtin

28/12/2023 23:09

Qëndrimet e kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti, nuk favorizojnë shqiptarët në rajon, sipas analistit Milaim Zeka.

Në një debat me gazetaren Juli Xhokaxhi në “Top Story”, analisti foli për situatën aktuale në Ballkan.

Zeka: Dhe Rugova i ka thënë Berishës të mos përzihej kur ishte koha. Por, Kurti të njëjtin qëndrim ka mbajtur ndaj Ali Ahmetit, kur për herë të parë në Maqedoni, shqiptarët nuk kishin të drejtë të regjistronin fëmijën si dardan, kur s’kishim parë në ëndërr që një shqiptar do ishte kryeministër i Malit të Zi…

Në vend që Kurti të ulë kokën dhe të marrë këshilla nga Aliahmeti, Abazoviçi…

Xhokaxhi: Mos përdor termin të ulë kokën. Pse duhet të ulë kokën

Zeka: Sepse ne kemi nevojë për Tiranën, për Shkupin. Albini thotë s’kam nevojë të ul kokën. Unë e kisha ulur.

Xhokaxhi: Perifrazoj thënien e Adrian Shtunit, një nga njohësit më të mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare e që jeton në SHBA. Ishte koha kur Rama fliste për konferencë ndërkombëtare për të zgjidhur situatën në veriun e Kosovës, që më pas doli që ishte e gabuar. Shtuni tha që e rëndësishme në këto momente është të kemi një konferencë kombëtare. Që do të thotë Albin Kurti, Vjosa Osmani, Edi Rama, Bajram Begaj, Dritan Abazoviç, Ali Ahmeti dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon të mblidhet së bashku dhe të bëjë atë paktin e madh që vendimet t’i marrin si çështje kombëtare. Kjo është zgjidhja.

Është një hall kombëtar që opozita dhe pozita grihet me njëra-tjetrën. Kjo nuk është normale

Zeka: Duhet të kuptojmë që ekziston një kauzë pro-jugosllave në Kosovë, që integrimin e kombit shqiptar e shohin përmes Beogradit dhe jo Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA