“PD-ja nuk ka vdekur”, tone të larta në “Top Story”, Dudushi-Boçit: Bëni si kunata që ziheni për një tenxhere

27/12/2023 22:56

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe gazetari Alban Dudushi të ftuar në emisionin “Top Story” kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit, ndërsa po diskutohet çështja e Partisë Demokratike.

Luçiano Boçi shprehet se zvarritja e e logos ka nisur në 2020 dhe Gjykata e Lartë duhet ta kishte zgjidhur këtë me një shpejtësi brenda ligjit. Sipas tij në Shqipëri nuk ka sistem zgjedhor sepse kontrollohen nga administrata e vidhen nga kryeministri.

Luçiano Boçi: Qe ta kuptosh rëndësinë duhet të jesh pjesë e historisë. Pse është e rëndësishme. Ajo është historia brenda suksesi, roli i saj në një sjellje të një sistemi të ri dhe mbarten si vlera tek një parti, që ka këtë histeri, ka suksesin, humbjet, fitoret,. Në historinë e partive politike nuk mund të ketë ndërrime të tilla, duhet të ruajë vazhdimësinë historike. Jo i gjithë votuesi apo publiku është i qartë për çështjen e logos. Pjesa e zvarritjes së logos është që nga viti 2022 për ta goditur opozitën. Gjykata e lartë duhet ta kishte zgjidhur këtë gjë, me qëllim që të kishim një zgjidhje përfundimtare. Çështjet me interes të lartë siç është partia duhet të trajtohet me një shpejtësi brenda ligjit, do kishim një zgjidhje përfundimtare e nuk do ishim në këtë debat. Nuk ka sistem zgjedhor në Shqipëri, industria e votës ka bërë që zgjedhjet të kontrollohen. Jepjani logon PD-së dhe do e shihni si do galvanizohet PD dhe si shtohen radhët e saj.  Këtu zgjedhjet kontrollohen nga administrata, vidhen, vetë kryeministri shpërndan bonuse. Në qoftë se ne do ishim në një situatë normale politike, nuk do hyje në këtë konkluzion. Kemi një tendencë politike dhe luftë politike për të eliminuar PD-në. Është pjesë e luftës dhe antiligjore e mazhorancës që nuk është më demokratik.

Dudushi i drejtohet Boçit se nuk prodhojnë më parti dhe se publiku nuk ka më interes për ta. Boçi i kundërpërgjigjet duke e akuzuar se hedh helm mbi opinionin publik.

Alban Dudushi: Për këtë është çështje sensitive vula, Lucioano bën jetë paritë, është i lidhur emocionalisht brenda partisë politike. Është një njëri që e përjetojnë emocionalisht. Unë besoj që të njëjtin sensibilitet e ka edhe Bejko që ka qenë në grevën e Gjirokastrës është rrahur nga enveristët që donte të hiqte bustin e Enver Hoxhës, këta shëtisnin për të mbajtur vulën siç bënin enveristët.

Boçi: Mos na trego Partinë e Punës, po na bën lojëra fjalësh këtu.

Alban Dudushi: Po ecin kundër partisë, është absurde, një parti nuk është pasuri kombëtare.

Boçi: Është ajo parti që të dha lirinë e fjalës, i dha të drejtën të rinjve të shkollohen jashtë shtetit, seli Berisha e dha. Ke ti dëshirë ta vdesësh nuk ka vdekur PD-ja , është dëshira jote.

Dudushi: Ju nuk prodhoni më politikë, ju jeni si ato kunatat që ziheni për një tenxhere. Nuk ka interes publiku për ju.

Boçi: Ti me dy veta pi kafe në mëngjes, flet për njohjen e publikut? Rri mo Aban se rri në kulltuqe dhe helmonin opinionin e publikut, Keni 33 vite duke sharë Berishën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA